Nga Vendi
3 July 2021
Zaev: Kanë filluar bisedimet me federatat sportive në Maqedoni për të ndryshuar emrin e tyre

Kryeministri Zoran Zaev për “TV21” tha se kanë filluar bisedimet me federatat sportive në Maqedoni për të ndryshuar emrin e tyre, pas reagimit nga Greqia.

“Shumë nga federatat sportive ndryshuan emrin në përputhje me Kushtetutën, sepse ata janë përfaqësues ose përfaqësime të Maqedonisë së Veriut dhe është koha të përfaqësojmë Maqedoninë. Besoj se këtë do ta arrijmë me Federatën e Futbollit”, tha Zaev.

Zaev më parë tha se problemi pas ankesës së Athinës në logon e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) që shfaqet në fanellën e kombëtares në EURO 2020, do të “zgjidhet” sipas Marrëveshjes së Prespës në 2018.

“E gjithë Evropa e di që ekipi ynë kombëtar i futbollit përfaqëson Maqedoninë e Veriut në kampionat. Edhe pse federata nuk është një institucion shtetëror, ekipi kombëtar është si kudo tjetër në botë. Prandaj, duhet të jetë e qartë në të gjitha nivelet se është ekipi kombëtar i Maqedonisë së Veriut, pavarësisht nga inicialet e federatës së fanellës. Tashmë është diskutuar me federatën. Marrëveshja e Prespës është në vazhdim dhe qëllimi është që gradualisht të gjejmë zgjidhje me fqinjët tanë”, tha Kryeministri./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
NASA: Toka po thith nxehtësi si asnjëherë më parë21 June 2021
Kumanovarja deshi të vetëvritej, ky është polici shqiptar që e shpëtoi 3 September 2021
Zaev: Nuk e kemi patjetër të koalicionojmë me Ahmetin, pasi Sela është afër me mandate12 July 2020