Nga Vendi
5 July 2021
Humb jetën një 22-vjeçar nga Maqedonia në një aksident në Greqi

Një 22-vjeçar nga Maqedonia ka ndërruar jetë në një aksident trafiku, mëngjesin e sotëm, në Halkidiki të Greqisë.

Në këtë aksident është lënduar edhe një 21-vjeçar tjetër, i cili po ashtu ka qenë në makinë, ndërsa është dërguar në spital.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Polihrono-Hanioti, kur 22-vjeçari, e ka humbur kontrollin mbi makinën dhe është aksidentuar.

Sipas mediumeve greke, 22-vjeçari ka qenë për pushime në Greqi. Ndërsa i lënduar tjetër është dërguar në spitalin në Poligiro./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Tetova do të jetë qendra e volejbollit të plazhit për 15 ekipe nga shtete të ndryshme të Ballkanit26 June 2025
Ambasadorja Artemis Malo pret takim diplomatik me fokus mbrojtjen dhe bashkëpunimin22 April 2026
“S’dua të të dëgjoj”, Petkoviq thotë se takimi me Bislimin ishte i tensionuar 8 July 2021