ShowBiz
25 June 2021
Rihanna fotografohet në momente intime me të dashurin në publik

Dashuria është në ajër për Rihanna dhe A $ AP Rocky.

Të dy u fotografuan së bashku në New York City në mbrëmjen e 23 qershorit.

Në foto, ata duken të dashuruar dhe të qetë në praninë e njëri-tjetrit. Yjet u pritën nga paparacët dhe tifozët jashtë ndërtesës, ndërsa A $ AP mbrojti me shpatull partneren e tij, duke e larguar nga turma e njerëzve.

Rihanna kishte veshur një fustan rozë, me një të çarë të theksuar në anën e djathtë, ndërkohë që nuk mungonin aksesorët dhe kapelja rozë, që i shtonin shkëlqimin pamjes së saj.

Pavarësisht se ishin në një ambient të populluar, çifti nuk nguruan të shkëmbejnë puthje, teksa i buzëqeshnin njëri-tjetrit.

Rihanna dhe A $ AP Rocky u panë për herë të parë në publik, në vjeshtën e vitit 2020. Të dy kanë qenë miq dhe kolegë, por duket se marrëdhënia e tyre shkoi më tej gjatë periudhës së pandemisë së Covid 19.

https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/06/aaaaaaaaaaaaa-400x600.jpg



Të ndryshme
Më shumë
Talebanët vrasin disa njerëz pasi që dolën për të festuar ditën e pavarësisë19 August 2021
Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 32 gradë18 June 2021
Osmani ministrit serb: Gjunjëzohuni para viktimave të luftës, Serbia ende fle në varreza masive16 October 2021