Nga Vendi
5 July 2021
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,74 % në raport me vendimin e datës 28.06.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (?L-1) rriten për 0,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-? V) nuk ndryshon dhe mbetet në të njëjtin nivel siç është përcaktuar me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse për transport të datës 28.06.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i ?azutit ?-1 SU rritet për 0,567 den/kg dhe tani do të jetë 37,719 den/kg.

Nga data 6.7.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 71,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS -98 73,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 63,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 63,00 (denarë/litër)
Mazut ?-1 SU 37,719 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 1,472 %, te nafta për 0,301 %, te vaji ekstra i lehtë për 0,306 % dhe të mazuti për 1,834%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,157%.



Të ndryshme
Më shumë
“Më ka vdekur mamaja nga kanceri”, Sabiani rrëfen një nga momentet më të vështira të jetës11 October 2021
Qeveria shqyrton sot vendim për taksën ekologjike22 June 2021
Egli Tako surprizon në “Për Shqiptarët” 4 October 2025