Nga Rajoni
24 April 2026
Homazhet për Rexhep Qosjën në Prishtinë, hapet edhe libri i zisë

Në Prishtinë po mbahen homazhe përkujtimore në nderim të akademikut Rexhep Qosja, një ditë pas ndarjes së tij nga jeta në moshën 89-vjeçare. Ceremonia zhvillohet nën përkujdesjen e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ndërsa është hapur edhe Libri i Zisë për qytetarët që duan të shprehin ngushëllime dhe respekt.

Rexhep Qosja u nda nga jeta të enjten dhe, sipas raportimeve, u varros në të njëjtën ditë në një ceremoni private, në përputhje me dëshirën e tij dhe të familjes, pa ceremoni publike lamtumire.

Familjarët kanë bërë të ditur se i ndjeri kishte kërkuar që përcjellja e tij të bëhej në privatësi, duke mos u zhvilluar aktivitete publike për nder të tij.

Qosja njihet si një nga figurat më të rëndësishme të mendimit dhe kulturës shqiptare, autor i mbi 30 veprave në letërsi dhe studime, si dhe një zë i fortë në debatet intelektuale dhe politike ndër vite. Veprat e tij përfshijnë romane dhe drama që kanë ndikuar në modernizimin e letërsisë shqipe, ndërsa ndër titujt më të njohur veçohen “Një dashuri dhe shtatë faje”, “Bijtë e askujt” dhe “Vdekja më vjen prej syve të tillë”.



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti: Më ka ftuar Gjykata Speciale22 July 2020
“Gostivari që dua” firmos memorandum bashkëpunimi me BDI-në e Gostivarit13 September 2021
Shyhretja shkruan fjalët më të mira për djalin e vogël30 June 2021