Nga Rajoni
7 April 2026
Erdogan dënon sulmin e penguar në Stamboll, plagosen dy policë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka dënuar një sulm të penguar në lagjen Beşiktaş të Stambollit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy oficerë policie.

Gjatë një ceremonie për hapjen e një fabrike të industrisë së mbrojtjes, ai deklaroi se dënojnë sulmin në Stamboll, duke theksuar se shteti do të vazhdojë luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit dhe nuk do të lejojë që provokimet e planifikuara të cenojnë sigurinë në vend.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm i Turqisë bëri të ditur se personat e përfshirë në përplasjen me armë me policinë janë identifikuar, duke shtuar se njëri prej tyre kishte lidhje me një grup që shfrytëzonte fenë, ndërsa tjetri kishte të kaluar të lidhur me drogën.

Autoritetet turke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe për motivet që qëndrojnë pas këtij incidenti.



Të ndryshme
Më shumë
“Më trishtove shumë Bacë! Jam pa fjalë” – Vdes këngëtari i njohur i muzikës popullore30 August 2021
Facebook prezanton klonin e TikTok-ut 8 August 2020
Abrashi përjashton koalicionin LVV-PDK, komenton raportin me Osmanin27 March 2026