Nga Rajoni
20 February 2026
Osmani në Washington: “Bashkë me Amerikën për paqen dhe sigurinë globale”

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington, D.C., ku u diskutuan përpjekjet e përbashkëta për forcimin e paqes dhe sigurisë globale.

Në një deklarim publik, Osmani theksoi rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët ndërkombëtarë.

“Bashkë me Amerikën dhe aleatë të tjerë – për paqen, për sigurinë, për të ardhmen! Në Washington DC, para takimit inaugurues të Bordit të Paqes me Presidentin Trump dhe liderë të tjerë botërorë, për t’i avancuar përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe siguri globale”, u shpreh ajo.

Takimi mblodhi liderë dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, me synim koordinimin e politikave dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik në funksion të stabilitetit ndërkombëtar.



Të ndryshme
Më shumë
Samir Mane dhuron 30 poltronë tek pavioni i Onkologjikut në Tiranë15 December 2025
Mashtrim me patentë shoferi, 33-vjeçari denoncon humbjen e 2700 eurove22 March 2026
Drejtoria që do të marrë z.Rustemi 9 September 2020