Nga Vendi
5 July 2021
SPB Tetovë thirrje qytetarëve: Mos i lini makinat ndezur

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dalë sërish me apel, që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos i lënë makinat e tyre ndezur, ose çelësat brenda makinave.

Nga SPB Tetovë thonë se disa pronarë të automjeteve motorike, gjegjësisht shoferëve në rajonin e Pollogut shpesh i lënë automjetet e tyre të shkyçura ose me çelësat në bravë dhe në këtë mënyrë, ndër të tjera, automjetet bëhen “pre” shumë tërheqëse për hajdutët, të cilët zakonisht i marrin shpejt dhe largohen nga vendi.

“Kjo, posaçërisht nëse automjetet lihen në rrugë të pandriçuara, anësore dhe jo të frekuentuara dhe për shkak të të cilave Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, përsëri u bën apel pronarëve të tyre që t’i mbyllin dhe mos t’i lënë çelësat në kyç. Gjithashtu apelohet, që të mos lihen tableta, laptopë, telefona celularë, komplete, syze dielli, pajisje lëkure, bizhuteri ose sende të tjera të shtrenjta në ulëset e automjeteve, të cilat mund të tërheqin dhe inkurajojnë shumë hajdutët e vjedhjeve të rënda”.

“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, edhe këtë vit do të realizojë më shumë aktivitete parandaluese për të mbrojtur nga vjedhjet e rënda në shtëpi, apartamente dhe automjete motorike, të cilat janë vendet më të zakonshme ku kryhen vjedhje të tilla, varësisht nga kushtet e përgjithshme epidemiologjike dhe kushtet e tjera në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit”, thonë nga SPB Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia e Veriut e gjashta në Evropë për nga numri i rasteve të reja me Covid-1920 August 2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut20 August 2020
Nga kureshtja për të parë aksidentin që kishte ndodhur, shoferi i bie nga mbrapa veturës tjetër29 July 2021