Nga Vendi
5 July 2021
Maqedoni: KSI nuk rekomandon vendosjen e masave shtesë, thonë se prioritet është vaksinimi i popullsisë

Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme nuk ka rekomanduar të vendosen masa të reja kufizuese, pasi siç theksojnë, situata është nën kontroll.

Në mbledhjen e sotme, nga KSI kanë diskutuar për gjendjen epidemoilogjike, ndërsa kanë arritur në përfundimin se prioritet për momentin është vaksinimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendosja e mundshme e masave të reja kufizuese, ishte temë e diskutimit, për shkak të përhapjes së llojit indian të coronavirusit.

Ndryshe, sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, deklaroi se nëse stina e verës vazhdon sikur deri tani, nuk do të ketë nevojë për masa shtesë kufizuese.

“E ndjekim situatën edhe në vendet e rajonit, çdo kund është qetë edhe në rajon në Shqipëri dhe Serbi, si dhe në ato vende në të cilat qytetarët tanë shkojnë për pushime. Nëse gjatë verës situata vazhdon të jetë kështu, nuk do të ketë nevojë për masa kufizuese. Por e ndjekim situatën me vëmendje”, tha Filipçe.

Ai shtoi se lloji indian është përhapur me shpejtësi edhe tek ato vende, të cilat kanë pasur të vendosura kufizime./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Hasani për dasmat në ambiente të mbyllura: Duhet të lehtësohen masat28 June 2021
Maqedoni, paralajmërohet shtrenjtimi i bukës23 September 2021
Aliu: Kemi siguruar numrin më të madh të vaksinave kundër gripit sezonal, deri tani janë paraqitur rreth 49 mijë qytetarë17 October 2025