Nga Rajoni
29 July 2021
Sot varroset 37 vjeçarja që vdiq në aksidentin në Kroaci, nënë e 5 fëmijëve

Sot varroset Alinda Kikaj-Idrizaj, nëna e pesë fëmijëve që vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci.

Alinda Kikaj-Idrizaj do të varroset sot në fshatin Vitomiricë të Pejës në ora 14:00.

37 vjeçarja humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi në Kroaci të dielën.

Në këtë aksident u regjistruan 10 viktima.

Njoftimi i familjarëve:

Varrimi i të ndjerës Alinda Kikaj-Idrizaj, nga Tomoci (Gurrakoc) bëhet të enjten, me 29 korrik në ora 14.00h, në varrezat në fshatin (Arbëresh) Vitomiricë.

Funerali i të ndjerës Alinda Kikaj-Idrizaj, niset në ora 13.00h, nga shtëpia e babait Arif Kikaj, në Tomoc!

Siç dihet, Alinda Kikaj-Idrizaj, nga Tomoci, humbi jetën në aksidentin e së dielës (25.07.2021) në Magjistralen në Slavonski Brod, në Kroaci!

Alinda Kikaj-Idrizaj, ishte nënë e pesë fëmijëve.

Në aksidentin në Slavonski Brod (Kroaci) humbën jetën 10 persona që udhëtonin për Kosovë.



Të ndryshme
Më shumë
Ligji për shtetësi në Maqedoni, nuk po shqyrtohet asnjë amendament26 July 2021
Regjistrohet tërmet në Maqedoni 14 September 2021
Alimi: Çfarë halli keni me MUA, tregoni?! Mos u turpëroni më shumë, se mjaftë jeni turpëruar!! 3 September 2021