Nga Rajoni
17 August 2021
Pas Izraelit, edhe Serbia vë në dispozicion dozën e tretë të vaksinës

Qeveria e Serbisë ka deklaruar se që nga sot do të fillojë të administrohet edhe doza e tretë përforcuese e vaksinës kundër COVID 19, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur Qeveria përmes një komunikate që ka publikuar për media.

“Të gjithë qytetarët e vaksinuar do të kenë të drejtë për dozën e tretë, përforcuese 180 ditë pas marrjes së dozës së dytë, dhe thirrja për vaksinim me dozën e tretë do të bëhet përmes SMS ose e-mail me një lidhje me portalin e-Government, ku ata do të marrë informacion më të detajuar”, thuhet në njoftimin e Qeverisë serbe.

Qytetarët serb do të lajmërohen nëse i përkasin grupeve të popullsisë të cilëve u rekomandohet doza e tretë.

Të gjithë qytetarëve u jepet një zgjedhje e lirë për të zgjedhur markën e vaksinës përforcuese, duke qenë se është e sigurt dhe e mundur të marrësh një dozë të tretë nga prodhues të ndryshme nga ajo me të cilën janë vaksinuar dhe rivaksinuar.

Qytetarët do të informojnë mjekun në vendin e vaksinimit gjatë kontrollit mjekësor në lidhje me zgjedhjen e markës së vaksinës përforcuese.

“Aktualisht ekzistojnë katër marka vaksinash të disponueshme në Serbi dhe ka sasi të mjaftueshme të të gjithave në të gjitha vendet e vaksinimit në vend-vaksina kineze (Sinopharm), vaksina ruse (Sputnik V) dhe vaksinat e prodhuesve Pfizer-BioNTech dhe AstraZeneca”, bëri të ditur Qeveria e Serbisë.

Dozën e tretë të vaksinës ka kohë që e ka vënë në dispozicion për qytetarët edhe Izraeli./GazetaExpress/



Të ndryshme
Më shumë
Policia shkon në banesën e deputetes Adriana Matoshi, i del problem me fqinjën..27 September 2021
Nëse i dini përgjigjet në këto 5 pyetje, do të jeni të lumtur22 June 2021
BDI: Në Shtip u kremtua 111 vjetori i pushtimit serb të Maqedonisë, dëshmi që jemi larguar nga vlerat euroatlantike dhe afruar me “Botën serbe” 4 July 2025