Nga Vendi
6 July 2021
Merkel: Gjermania do të japë 3 milionë vaksina për Ballkanin Perëndimor

Gjermania do të ndajë tre milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor. Deklarata u bë të hënën nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, në përfundim të takimit virtual me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Merkel, tha se i sheh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtare të ardhshme në Bashkimin Evropian “për arsye strategjike”.

“Është në interesin e Bashkimit Evropian që ta çojë përpara këtë proces”, tha zonja Merkel në një konferencë me gazetarët, pas përfundimit të takimit ku mblodhi për herë të fundit përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor, duke lënë të nënkuptohet se po flet për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon, por pa i përmendur ato.

Kancelarja Merkel tha se gjatë takimit virtual, presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte shprehur “shumë qartë” mbështetjen e tij për ardhmërinë evropiane të gjashtë vendeve të Ballkanit.

Në samit morën pjesë përfaqësues nga Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova si dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.



Të ndryshme
Më shumë
Elvis Naçi po shet spitalin që ka në pronësi, do të ndërtojë lagje të re në Kosovë për të varfërit 8 October 2021
Sot nisi transporti publik në Tiranë, ja çfarë pritet të ndodh nga nesër me shkeljen e masave 6 July 2020
VLEN nuk e mbështet protestën e të shtunës, por garanton se nuk do të arrestohen ish ushtarët e UÇK-së 8 December 2025