Nga Vendi
29 June 2020
Mbahet Konferenca Rajonale e Autizmit në gjuhën shqipe në RMV

Shoqata ``Purpura`` dhe Qendra e Autizmit ``Fluturo për jetën``-Tetovë organizuan edicionin e dytë të Konferencës Rajonale të Autizmit ``Së bashku ta bëjmë Autizmin të flasë``. Kjo konferencë është e para në llojin e saj dhe për të dytin vit bën bashkë specialist shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi të cilët flasin për Autizmin dhe problematikat e tij shoqëruese. Këtë vit në qendër të vëmendjes në këtë konferencë ishte ndërgjegjësimi i shoqërisë dhe veçanërisht i prindërve lidhur me autizmin dhe trajtimin e tij profesional. Specialistët shqiptarë nga rajoni si pjesë e panelit ishin: Arjel Como- Tirane Al, Arjeta Misliu -Ferizaj Ks, Gjylije Hasanaga-Ulqin Mal i Zi, Arbana Pasholli-Dibër, RMV, Prof. dr. Afet Mamuti-Tetovë,RMV. Të gjithë së bashku mbajtën qëndrimin se prindërit duhet të dalin nga frika e paragjykimit dhe duhet t’i trajtojnë fëmijët e tyre sa më herët në specialist dhe qendra të specializuara. Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe Ministri i Kulturës z.Hysni Ismaili, i cili mbajti dhe një fjalë rasti pasi dikasteri që ai drejton është edhe mbështetësi kryesorë i kësaj konference. Gjithashtu fjalë rasti kishte dhe zv.ministri i Shëndetësisë z.Armend Arsllani. Të gjithë të pranishmit përçuan mesazhe sensibilizuese dhe bënë thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit shoqëror./AlmakPress

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Kurti: Kalimet kufitare janë në krizë për shkak të Aleksandar Vuçiq, Kosova nuk është problem30 September 2021
Trepça dhe Ujmani në tryezën e Uashingtonit? Njohësit: Pasuritë e Kosovës nuk duhet të jenë pjesë e bisedimeve 3 September 2020
Identifikohet 27-vjeçarja nga Peja që ndërroi jetë dje, po udhëtonte me katër fëmijët e saj26 July 2021