Nga Vendi
17 September 2021
Bullgaria i dhuron Maqedonisë 50 mijë vaksina “Pfizer”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u shpreh se shteti bullgar ka ndarë vaksina për coronavirusi për Maqedoninë e Veriut.

“Vaksinat janë distribuuar dhe janë gati për përdorim. Një gjest i rëndësishëm i miqësisë dhe solidaritetit”, tha Osmani.

Ndryshe, Kuvendi i Bullgarisë më 8 shtator miratoi donacionin për mbi 50 mijë vaksina për Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë, Stojço Kacarov sqaroi se doancioni është dashur tv përfundojë në qershor, por për shkak problemeve me procedurat nuk ka qenë e mundur një gjë e tillë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Luana Vjollca do të bëhet imazh i firmës së njohur ndërkombëtare31 August 2020
Inspektorati shtetëror i tregut për Alsat konfirmoi abuzimet me vauçerët 2 August 2020
Prindërimi në epokën digjitale: Si të menaxhojmë ekranet pa panik28 March 2026