Nga Rajoni
6 July 2021
Vrau gruan me thikë dhe tentoi vetëvrasjen, arrestohet në spital 51-vjeçari

Arrestohet në spital 51-vjeçari Artan Ismalaja, i cili ditën e djeshme vrau bashkëshorten e tij me thikë dhe më pas tentoi të vetëvritej.

45-vjeçarja u vra ditën e hënë, 5 korrik nga bashkëshorti, duke u bërë e pesta grua viktimë e dhunës në familje në 6 muajt e parë të vitit.

Klarita Ismalaja u qëllua me thikë në makinën me të cilën po udhëtonin nga burri Artan Ismalaja, i cili më pas tentoi vetëvrasjen. Krimi në familje u shënua në Krujë, ndërsa motivet mbeten të panjohura.

Çifti me origjinë nga Kruja por me banim në Tiranë ishin duke lëvizur vetëm me makinën e tyre tip “Ford” ditën e djeshme.

Për rrethana e motive ende të panjohura, 51-vjeçari ka hyrë me mjetin e tij brenda oborrit të fabrikës ku ka kryer dhe krimin.

Ishin punëtorët e fabrikës që dhanë alarmin dhe informuan policinë e Krujës që nga ana tjetër thotë se po punon për të zbuluar motivin që i kushtoi jetën një tjetër gruaje.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev për masat e reja kufizuese: Qytetarët t’i respektojnë, inspektorët t’i shpeshtojnë kontrollet10 August 2021
Nora Istrefi shfaqet superseksi me fustan të verdhe 3 September 2020
Detajet/ SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje historike për mineralet strategjike! Çfarë dihet deri më tani 1 May 2025