Nga Vendi
10 June 2025
LSDM kritikon Qeverinë për rritjen e çmimeve dhe pagave të zyrtarëve

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar ashpër ndaj qeverisë aktuale, duke e akuzuar për keqmenaxhim ekonomik dhe neglizhencë ndaj nevojave të qytetarëve, në një kohë kur vendi po përballet me rritje të ndjeshme të çmimeve.

Sipas një deklarate të lëshuar nga LSDM, inflacioni në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë muajit maj, duke arritur në 3.3%, krahasuar me 2.6% në prill. Inflacioni mujor është gjithashtu më i lartë për 1.5%, sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror për Statistika.

“Në një kohë kur qytetarët përballen me rritje enorme të çmimeve, qeveria ka vendosur të rrisë pagat e zyrtarëve. Për punëtorët dhe qytetarët, përsëri nuk ka asgjë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Partia opozitare thekson se qeveria aktuale nuk ka as vizion e as strategji ekonomike, duke vepruar vetëm për interesa personale. “Qytetarët nuk mund të jenë më viktima të paaftësisë dhe arrogancës së kësaj qeverie”, vijon deklarata.

LSDM kërkon që institucionet përgjegjëse të fokusohen në politika që mbështesin standardin jetësor të qytetarëve dhe parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm të situatës ekonomike./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Vrau gruan me thikë dhe tentoi vetëvrasjen, arrestohet në spital 51-vjeçari 6 July 2021
Në prag të ndeshjes së nesërme, Zidane gëzon tifozët e Real Madrid 7 August 2020
Matoshi për marrëveshjen në Bruksel: Kosova riktheu vëmendjen e fjetun të ndërkombëtarëve 1 October 2021