Nga Rajoni
7 July 2021
Babai i Veselit ishte rrahur rëndë nga forcat serbe në prani të familjes, kështu raportohej për rastin

Fazli Veseli, babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka vdekur sot. I njëjti ishte në gjendje të rëndë shëndetësore qe disa muaj.

Veseli e kishte takuar babain e tij për herë të fundit në maj të këtij viti. Ai ishte lejuar që të vinte për vizitë në Kosovë, meqenëse babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fazli Veseli ishte kreu i një familje patriotike shqiptare.

Ishte 3 gushti i vitit 1993 kur forcat serbe kishin hyrë me forcë në shtëpinë e Fazliut për bastisje.

Atëbotë, në shtëpi kishin qenë Fazliu me dy djemtë, Ismeti dhe Veseli. Të tre këta ishin arrestuar nga forcat serbe.

Siç raportohej atëherë, policia serbe po e kërkonte Kadri Veselin, i cili nuk gjendej në shtëpi.

Në prani të anëtarëve të familjes, policët serbë atëbotë kishin rrahur Fazli Veselin dhe dy djemtë, Ismetin dhe Veselin.

Arrestimi atëbotë kishte ndodhur befasishëm, andaj një kohë të gjatë nuk dihej asgjë për fatin e tyre.



Të ndryshme
Më shumë
Adriana Matoshi: Tmerr çka po përjetojnë vajzat dhe gratë tona23 August 2021
Bujar Osmani: Ne do të vendosim se cila parti politike do të merr pjesë në koalicionin tonë qeveritar19 July 2020
Spasovski: Për një vit e ulën krimet për 10.8% për qind21 July 2021