Nga Vendi
7 July 2021
MSH Maqedoni: Qytetarët të vaksinohen, është mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e coronavirusit

Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një kumtese për media thotë se vaksinimi është mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e llojit “Delta” të coronavirusit dhe me këtë edhe parandalimin e ndonjë vale të re eventuale.

Nga MSH thonë se të 7 pacientët tek të cilët është konfirmuar prania e llojit indian, nuk kanë qenë të vaksinuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Lloji Delta është i pranishëm në rreth 100 vende të botës, prandaj ne si vend nuk mund të përjashtohemi nga përhapja e tij. Situata në vendin tonë, nga pikëpamja epidemiologjike, është e qetë për momentin, situata monitorohet çdo ditë dhe bëhen analiza. Sidoqoftë, lloji Delta ka një transferueshmëri të lartë, prandaj është e rëndësishme që qytetarët të vaksinohen masivisht. Të gjitha informacionet zyrtare nga institucionet ndërkombëtare shëndetësore, analizat e brendshme të ekspertëve dhe specialistëve në fushën e virologjisë dhe epidemiologjisë, tregojnë se mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e llojit Delta ose llojeve të tjera të SarsCov2 është vaksinimi”.

“Të gjitha vaksinat e disponueshme në vendin tonë njihen në mënyrë të sigurt nga OBSH dhe institutet kombëtare të vendeve që i prodhojnë ato. Çdo vaksinë është e efektshme në mbrojtjen kundër pamjeve të rënda klinike, ndërlikimeve ose vdekjes. Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët se është e rëndësishme të kryhet vaksinim i shpejtë dhe efikas, kështu që ne dërgojmë një apel dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë aplikuar ende për vaksinim ose hezitojnë, të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Adrola Dushi si ‘pehri’, jo rastësisht femra më e bukur në shqiptari! (FOTO) 7 September 2020
Pas ndarjes së bujshme, ish-bashkëshorti i Adrola Dushit nis një lidhje të re20 August 2021
Thirrja publike për subvencione për pajisjen e gazit të lëngshëm të naftës (GLN), metanit ose llojin tjetër të karburantit alternativ në automjete mbyllet më 7 korrik 7 July 2021