Nga Vendi
7 July 2021
Për katër orë 131 gjoba për motoçiklistët në Maqedoni

MPB informon se gjatë ditës së djeshme (06.07.2021) në periudhën prej 20.00 deri 24.00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer një kontroll i intensifikuar i veprimit për sanksionimin e shkeljeve të bëra nga shoferët e motorëve.

Nga MPB thonë se për katër orë janë shqiptuar gjoba për 131 motoçiklistë. Prej tyre, 30 kanë qenë pa patentë shofer, 82 nuk kishin veshur mbrojtëse për kokën gjatë ngasjes, katër motorë u konfiskuan për shkak të licencës së skaduar të trafikut dhe shkaktimit të madh të zhurmës, si dhe shkelje tjera.

“Kontrollet e intensifikuara të veprimit vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Piloti tregon përse e përqafoi nënën e 20-vjeçares para se të arrestohej nga policia21 June 2021
LSDM: Vazhdojmë të kujdesemi për qytetarët21 July 2021
BE kërkon vazhdimin e procesit të zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë26 June 2020