Nga Vendi
8 July 2021
Nuk ka konsensus për rezolutën e OBRM-PDUKM-së, deri nesër dokumenti do të dorëzohet në Kuvend

Rezolutën për integrimet evropiane të shtetit dhe vijat e kuqe lidhur me çështjet kombëtare, OBRM-PDUKM-ja do ta dorëzojë në Kuvend më së voni deri nesër.

Nga partia opozitare maqedonase presin që kjo të pranohet nga ana e të gjitha grupeve parlamentare në Kuvend. Këtë dokument e kanë mbështetur të gjitha partitë maqedonase, ndërsa BDI kërkon harmonizim shtesë, kurse Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa theksuan se sot do ta bëjnë të ditur qëndrimin e tyre.

Pasi të hyjë në procedurë kuvendare, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, duhet ta vendosë në seancë plenare, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

“Tregojmë për moslejimin dhe mospranimin e përvetësimit ekskluziv të historisë, identitetit, traditave dhe çfarëdo forme të hegjemonizmit, pa marrë parasysh se prej nga vjen”, deklaroi Mucunski.

Për Rezolutën dje duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve foli edhe zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski dhe tha se i takon Kuvendit të propozojë, të debatojë dhe të marrë vendim për rezoluta dhe dokumente dhe nisma të ngjashme.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në lidhje me rezolutën e propozuar të partisë opozitare OBRM-PDUKM mbi rrugën e integrimeve evropiane të vendit, deklaroi sot se partia e tij BDI është e mendimit se ky proces duhet të fillojë nga zero, që partitë politike të ulen në mënyrë konsensuale, dhe jo të imponohen nga një parti.

Lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, megjithatë, u përgjigj se pret që BDI të qëndrojë pas interesit të bashkëqytetarëve të vet dhe ta mbështesë rezolutën e OBRM-PDUKM-së për linjat e kuqe në negociatat me Bullgarinë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Kourtney Kardashian publikon fotografi joshëse me bikini29 July 2021
Të shtëna me armë zjarri para selisë së një partie, thirret në polici banori nga Gostivari19 October 2021
39 raste të reja me Kovid-19, 4 viktima dhe 48 të shëruar30 August 2020