Kuriozitete
8 July 2021
Cila është arsyja që demat ‘tërbohen’ prej ngjyrës së kuqe?

Realisht, nuk është ngjyra e kuqje ajo që i zëmëron demat. Demat në fakt janë pjesërisht të verbër në krahasim me njerëzit e shëndetshëm, kështu që ata nuk mund ta shohin të kuqen. Bazuar në librin “Përmirësimi i mirëqenies së kafshëve” nga Temple Grandin, bagëtisë i mungon receptori i retinës së kuqe dhe ata mund të shohin vetëm ngjyrën e verdhë, jeshile, blu dhe të vjollcë.

Edhe pse qelizat konike i përgjigjen më fort ngjyrës së tyre kryesore, ato mund t’u përgjigjen edhe ngjyrave të tjera të ngjashme. Pikërisht kjo mbivendosje ngjyrash e ndjeshmërisë së koneve është ajo që ju mundëson të shihni kaq shumë ngjyra.

Për shembull, një ngjyrë e verdhë e pastër stimulon edhe konin e kuq edhe konin jeshil dhe tek ju përjetohet si kombinimin i të verdhës. Nëse në vend që të shikonit një pikë të verdhë të pastër drite, do të shikonit një pikë të kuqe shumë afër një pike të gjelbër me ekuilibrin e duhur, përsëri do të përjetonit të verdhën sepse kone të kuqe dhe kone të gjelbra stimulohen në të njëjtën mënyrë. Ky fakt e bën prodhimin e ekraneve kompjuterike shumë praktik. Në vend që të implantojë një milion piksele në një ekran kompjuteri në çdo pikë, secila me ngjyrë të ndryshme, prodhuesi duhet të ndërtojë vetëm një rrjet pikselësh të kuq, jeshil dhe të kaltër. Njerëzit në të vërtetë në ekran shikojnë një sërë pikash të kuqe, jeshile dhe të kaltërta, por perceptojnë miliona ngjyra. Shumica e gjitarëve, përfshirë demat, janë dikromatë. Kjo do të thotë që ata kanë vetëm dy lloje të ndryshme të koneve, në krahasim me njerëzit të cilët i kanë tre. Demave u mungojnë konet për të kuqen, por kanë kone për jeshilen dhe të kaltrën. Të pamurit e një demi është shumë i ngjashëm me të pamurit e një njeriu që ka verbëri ndaj të kuqes (e njohur si protanopia).

Për ta, një pelerinë e kuqe duket e verdhë në të gri. Është lëvizja kërcënuese, tundëse e pelerinës së kuqe së matadorit ajo që e tërbon një dem, e jo ngjyra.

Marrë nga: “Pyetjet shkencore me përgjigje befasuese”, pyetje të cilës i’u përgjigj Dr. Christopher S. Baird – profesor i Fizikës në Universitetin A&M të Teksasit Perëndimor.



Të ndryshme
Më shumë
Sara gozhdohet me komente! Shko rregullohu... 15 September 2021
Asnjë i vdekur nga Covid 19 në Tetovë30 September 2021
Qeveria e Maqedoisë: Do të vijnë ekspertë të huaj për të ndihmuar hetimin për zjarrin tragjik në Tetovë10 September 2021