ShowBiz
8 July 2021
Angela Martini pozon duke u zhveshur para pasqyrës, thotë se debatoi me bashkëshortin për këtë fotografi

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, shquhet për paraqitjet e saj atraktive në rrjetet sociale.

Ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe imazhet provokuese.

Së fundmi, modelja shkodrane i ka ngacmuar fansat e saj në Instagram me një pozë mjaft ‘të nxehtë’, të publikuar në llogarinë e saj zyrtare.

Bëhet fjalë për një imazh ku ajo shfaqet duke u zhveshur para pasqyrës, teksa vë në pah linjat trupore në paraqitjen me bikini.Ajo ka vënë në pah të pasmet e saj atraktive, ndërsa i buzëqeshte vetes në pasqyrë.

“Sapo po bëhesha gati, por burri im vendosi të më bënte një foto. Më pëlqeu dhe pas një debati të gjatë, ja rezultati”, shkroi Martini në mbishkrimin e fotografisë.

Angela përndryshe është e martuar me miliarderin rumun, Dragos Savulescu, me të cilin prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Të ndryshme
Më shumë
Mali i Zi me rregulla të reja Anti Covid, ja çka duhet të dini nëse po planifikoni të udhëtoni aty20 August 2021
Kroacia i dhuron 20 mijë vaksina “Astra Zeneka” Maqedonisë së Veriut 6 August 2021
Isen Shabani zyrtarizon kandidaturën për Kryetar të Komunës së Vrapçishtit10 December 2025