Nga Vendi
8 July 2021
Gjenerali Wesley Clark: Ali Ahmeti është legjendë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim ish komandantin e lartë të NATO-s, gjeneralin Wesley Clark.
Miqtë dhe aleatët tanë të SHBA-së gjithmonë kanë qenë forca e cila na ka mbështetur në kohët më të vështira e gjithashtu edhe në momentet më të mira të popullit tonë, është shprehur Ahmeti gjatë takimit me gjeneralin, Clark.

Më tej, Clark i ka thënë Ahmetit se ka pasur rol legjendar në ndërtimin e këtij shtetit dhe se z. Ahmeti është një legjendë e gjallë.
“Keni patur rol legjendar në ndërtimin e këtij shteti, ju z. Ahmeti jeni një legjendë e vërtetë. Keni ndërtuar një parti e cila po shndërohet në kurriz të stabilitetit të vendit. Transformim fascinant për këtë vend që mund të përfundonte në jostabilitet, u bë një shtet i fuqishëm i stabilitetit”, është shprehur kështu Clark.

Kryetari Ahmeti dhe gjenerali Clark biseduan edhe për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dhënë në këtë drejtim, rolin konstruktiv të vendit, ndërtimin e shoqërisë së barabartë si dhe sfidat që vendi i ka në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.
Clark kishte një rol të veçantë në misionin e tij për vendosjen e paqes në Ballkan. E me këtë rast Ahmeti e ka falenderuar Gjeneralin dhe NATO-n duke theksuar se të gjithë të arriturat janë të përbashkëta dhe se si vend e si popull jemi përjetësisht mirënjohës ndaj tyre.

Gjenerali Clark shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në shumë sfera përfshirë këtu edhe zhvillimin ekonomik, për një të ardhme më të mirë të vendit.
Në fund të takimit është vlerësuar se NATO-së, nuk do t’i harrohet asnjëherë kontributi që e ka dhënë në shpëtimin e vendit nga tragjedia.

   



Të ndryshme
Më shumë
Derkoski: Asnjë in cident nuk është raportuar në vendvotime deri më tani15 July 2020
Zjarrfikësit sllovenë pritet sot pasdite të arrijnë në Berovë29 July 2025
Njeriu që shndërroi ëndrrën fëmijërore në realitet, fluturon përmes balonave! 7 August 2020