Nga Rajoni
8 July 2021
Dimal Basha tallet me shkarkimin e Bordit të RTK-së: Fluturon, fluturon Bordi i RTK-së

Kuvendi i Kosovës ka votuar sot për shkarkimin e 8 anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Ilir Bytyqi, Albinot Maloku, Bajram Mjeku, Petrit Musolli e Fadil Miftari janë shkarkuar nga bordi i RTK-së me 64 vota për, asnjë kundër edhe asnjë abstenim, shkruan Reporteri.net.

Për shkarkimin e këtij Bordi ka reaguar edhe në rrjete sociale deputetët e VV-së.

Është deputeti Dimal Basha ai i cili përmes një statusi është tallur me shkarkimin e këtij bordi.

“Fluturon, fluturon Bordi i RTK-së”,  ka shkruar ai në një foto ku shihet me Adriana Matoshin e Fjolla Ujkanin.



Të ndryshme
Më shumë
Mbesa e ish-presidentit shqiptar ngacmon imagjinatën e ndjekësve me pozat “topless” 6 September 2021
OBSH paralajmëron valë të re të koronavirusit në Evropë 1 July 2021
27 kallëzime penale për falsifikim të patentë-shoferëve12 September 2026