Nga Vendi
30 June 2020
Pse “kryeministër shqiptar” e jo me përkatësi tjetër etnike, ja çka thotë Xhaferi

Idesë së BDI-së për Kryeministër shqiptar i janë bashkuar edhe njerëz nga komunitetet jo shqiptare, tha kandidati i BDI-së në zonën zgjedhore 5, Talat Xhaferi.

Ai në Debatin Zgjedhor në TV21 shtoi se falë BDI-së bashkësitë më të vogla etnike kanë fituar statusin e duhur në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, andaj ata kanë vendosur që pa rezervë ta mbështesin edhe idenë për Kryeministër shqiptar të dalë nga BDI-ja.

I pyetur se pse kandidati doemos të jetë shqiptar, e jo nga bashkësitë e tjera më të vogla që jetojnë në vend, Xhaferi tha se nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen kandidat për kryeministër të jetë një person nga ato komunitete.



Të ndryshme
Më shumë
Enver Hoxhaj: Zgjedhjet e reja janë përgjegjësi e Kurtit, përpjekjet ishin teatër politik 2 May 2026
Ali Ahmeti: Me 16 korrik kush dëshiron të bisedoj ‘bujrum’ ne jemi këtu29 June 2020
MOTI SOT 25 February 2026