ShowBiz
9 July 2021
Këngëtari i njohur shqiptar dërgohet me urgjencë në spital

Këngëtari Aleksandër Gjoka ka braktisur skenën mbrëmjen e djeshme në një koncert në Berat pasi nuk është ndierë mirë teksa ka qenë duke kënduar.

Gazetari i Report Tv Artan Diko bën me dije se këngëtari gjatë këndimit ka pasur luhatje të tensionit dhe është dërguar menjëherë në spital.

Këngëtari mësohet se vuan nga diabeti dhe tensioni, kësisoj dhe problemi që ka pasur në skenë i është shkaktuar prej këtyre të fundit.

Pasi ka matur tensionin dhe pasi ka marrë mjekim, këngëtari është larguar për në shtëpi pasi gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Në këtë koncert ai ka qenë së bashku me dy këngëtarët e tjerë të mirënjohur, Redon Makashi dhe Elton Deda.

Të dy e kanë shoqëruar në spital Gjokën në momentin që është ndjerë keq.

Fatmirësisht Gjoka tani është në gjendje të mirë dhe problemi ka qenë i momentit.

 



Të ndryshme
Më shumë
Pas 14 muajsh në spital, pacienti me Covid pranon të vdesë: Nuk jetoj dot më kështu21 June 2021
Carla Del Ponte tregon detaje nga gjykimi i Millosheviqit dhe se si NATO-ja mund t’i arrestonte Mlladiqin e Karagjiqin16 June 2021
Begaj nderohet me Çelësin e Qytetit në Gostivar, ceremoni me emocione dhe simbolikë të veçantë28 February 2026