ShowBiz
19 July 2021
Publikohet video gjatë arrestimit të Fjolla Morinës

 

 

Para 10 muajsh, Fjolla Morina, u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë me dy armë zjarri me vete.

Muaj më vonë ajo u arratis nga arresti shtëpiak në banesën në Kukës.

Por raportohet se këngëtarja është arrestuar sot në Prishtinë, para lokalit të saj të fustaneve.

Lidhur me arrestimin e saj Express ka pyetur Policinë e Kosovës, por akoma nuk kanë dalë me ndonjë konfirmim zyrtar.

Ndërkohë, Prive ka publikuar pamje nga arrestimi i saj.

Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

 



Të ndryshme
Më shumë
Pas mbërritjes në Shëngjin, afganët dalin të shijojnë plazhin30 August 2021
Njihuni me personin e vetëm në botë që ka të drejtë të vozisë pa patentë shoferi13 August 2021
Filipçe: Qeveria po vonon masat, qytetarët përballen vetëm me rritjen e çmimeve 5 April 2026