Nga Bota
21 July 2021
28-vjeçari që deformoi fytyrën për t’i shpëtuar akuzës për vrasjen e britanikes

Lindsay Hawker ishte vrarë tragjkisht në Tokio 2007 nga maniaku anti-social Tatsuya Ichihashi – i cili më pas ishte arratisur në një ishull dhe i shpëtoi drejtësisë me kirurgji në buzët dhe hundën e tij.

22-vjeçarja Lindsay Hawker ishte kontaktuar nga vrasësi teksa udhëtonte në tren, i cili kishte kërkuar t’i mësonte anglisht, por vajza nuk e dinte se çfarë e priste prapa fasadës së pafajshme të sadistit djallëzor.

Katër ditë pasi dyshja ranë dakord të takoheshin për të bërë mësimin, trupi i të resë britanike u gjet në një vaskë të mbushur me dhe e rërë.

Mësuesja e re britanike që po bënte një specializim në Tokio, u gjet me gojë të mbyllur me ngjitëse, pasi ishte përdhunuar në sulmin e rëndë të 24 marsit 2007.

Policia kishte identifikuar shpejt vrasësin si 28 vjeçari Tatsuya Ichihashi, dhe rrethuan shtëpinë e tij.

Megjithë kërkimit mbarëkombëtar monstra nuk ishte gjendur dhe Ichihashi u largua në ishullin Okinawa ku punoi për 14 muaj në një kompani ndërtimi.

Ai kreu kirurgji kozmetike për të ndryshuar pamjen e fytyrës, dhe për të larguar dyshimet.

Me anë të procedurës, përdhunuesi rriti lartësinë e hundës, përforcoi palosjen e kapakëve të syrit dhe ndryshoi formën e buzëve.

Gjatë kërkimeve të tyre policia ofroi 10 milionë jen japonez($80 000)  për atë që jepte informacione mbi vendndodhjen e vrasësit.

Më në fund oficerët gjetën gjurmët e tij në klinikën estetike, në kompaninë ku punonte dhe e arrestuan në nëntor 2009, në Osaka teksa përpiqej të merrte tragetin për në Okinawa.

Më 21 korrik 2011, gjykata në Chiba dënoi Ichihashi me burgim të përjetshëm për vrasjen e Lindsay Hawker./TCH



Të ndryshme
Më shumë
Ekspertët tregojnë çfarë efekti ka në tru, lundrimi në Instagram, TikTok etj, me orë të tëra!24 June 2021
Motoçiklisti përplaset me shtyllën, humb jetën në vendngjarje22 September 2020
Limani shpërthen pas Kongresit të VLEN-it: “Dolën në skenë dy kikirecat”10 May 2026