Nga Vendi
23 July 2021
Mijallkov lirohet nga aktakuza për arrestimin e Ljube Boshkovskit

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe policët Alfa janë liruar nga aktakuza për rastin “Tortura” e që ka bëjë me arrestimin e Ljube Boshkovskit.

Gjykata Penale e Shkupit sot mori vendim të këtillë me arsyetimin se Prokuroria nuk ka dëshmuar se është kryer vepra penale torturë ose veprime mizore dhe jonjerëzore. Ne ekspertizën për gjendjen shpirtërore, nuk është dëshmuar se ka probleme psikike dhe kardiovaskulare që kanë zgjatur disa ditë si pasojë e arrestimin.

Ndryshe, Boshkovski u arrestuar në qershor të vitit 2011 para një restoranti në Shkup.

I akuzuari i parë për këtë rast ishte ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov bashkërisht me gjashtë pjesëtarë të njësisë speciale “Alfa”./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Bislimoski tregon se a do të ketë rritje të çmimit të rrymës? 12 October 2021
Osmani ngre pikëpyetje për përfaqësimin e shqiptarëve në qeveri25 April 2026
Vjosa Osmani në mbështetje të studentëve shqiptarë, thirrje për mbrojtjen e gjuhës shqipe 6 April 2026