Nga Vendi
7 September 2021
Për një javë në Maqedoni për 27.3 për qind është zvogëluar numri i rasteve të reja me coronavirus

Siç njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik nga periudha 30.08 deri më 05.09 ka pasur 38.587 materiale të testimit që është për 5.6% më pak se java e kaluar.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruare 4.623 raste të reja në 34qytete dhe për 27.3% ka më pak raste se javën e kaluar, ndërsa përqindja e rezultimit pozitiv lëviz nga 7.8% deri në 15.1 ose mesatarisht 11.7%.

Prej rasteve të reja më të prekur janë të moshuarit mbi 60 vjet ose 1.379, ndërsa më pak është te fëmijët nga 0-9 vjet ose 85 raste. Sa i përket gjinisë, 2.209 janë burra dhe 2.413 janë gra.

Gjatë javës së kaluar janë shëruar 3.724 persona që është një rritje prej 17% në krahasim me javën e kaluar, ndërsa vdekje ka pasur gjithsej 194 në 22 qytete ku më së shumti ka në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Alarmi për klimën/ Aktivistja e re ‘tallet’ me fjalët e liderëve botërorë: Vetëm bla, bla, bla dhe premtime boshe29 September 2021
Viti i ri 2024 e gjen Einxhel me një ‘look’ të ri që e krijoi vetë10 January 2024
Demonstrohet harta, ja si do të kalojë Serbia në Detin Adriatik përmes Kosovës 7 September 2020