ShowBiz
2 November 2026
Tensionohet situata në BBVK, Zoja Nushi shpërthen në lot pas debateve me disa nga banorët

Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë nga nisja e Big Brother VIP Kosova 5, në shtëpinë e këtij formati kanë filluar të shfaqen debatet dhe mospajtimet e para mes banorëve.

Një nga banoret që po merr vëmendje është gazetarja Zoja Nushi, e cila është përfshirë në disa diskutime dhe përplasje me banorë të tjerë.

Duket se përshtatja me bashkëjetesën dhe karakteret e ndryshme brenda shtëpisë nuk po kalon pa tensione për të, pasi gjatë këtyre ditëve janë vërejtur disa momente mospajtimi.

 

Foto: Screenshot/Instagram

Së fundmi, Zoja është parë në një moment emocional, teksa nuk ka arritur t'i mbajë lotët pas debateve me disa prej banorëve.

Pamjet e saj duke qarë kanë tërhequr vëmendjen e publikut, ndonëse ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një debat të caktuar apo për grumbullimin e emocioneve nga situatat e krijuara gjatë ditëve të para.

Kujtojmë se ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të banorëve në BBVK 5 dhe, me kalimin e ditëve, pritet të shihen më shumë përplasje, afrime dhe dinamika të reja mes tyre.

Mbetet për t'u parë se si do të rrjedhë loja në vazhdim, befasitë e këtij edicioni. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Berisha uron fitoren e Magyar në Hungari dhe krahason zgjedhjet me Shqipërinë13 April 2026
Prokuroria në Gostivar nis procedurë ndaj një të mituri për dyshime për vepra të rënda penale29 April 2026
Serbia rrit masat e sigurisë në kufirin me Maqedoninë e Veriut11 August 2020