Nga Rajoni
23 July 2021
Valon Syla: VV do të bie pas 5 ose 6 muajsh

Gazetari Valon Syla ka thënë se Qeveria Kurti 2 do të bie pas 5 ose 6 muajve.
Ai ka thënë se e tërë ngjarja rreth ngjitëses prej 5 eurove që pritej të aplikohej për qytetarët që regjistronin veturat e tyre është skandaloze.

“VV do të bie pas 5 ose 6 muajsh”, ka thënë ai.
Ministria e Infrastrukturës njoftoi sot se ka vendosur që të pezulloj vendimin për tiketën prej 5 eurove për regjistrim të automjeteve.

Lajmin e ka bërë të ditur, zv.ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili vet e kishte nënshkruar këtë marrëveshje.
“Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje”, ka thënë ai. Për vendosjen e taksës kishte kundërshtime të shumta nga opinioni publik.



Të ndryshme
Më shumë
Studentët e pranuan propozimin e Qeverisë për modelin e ri për ushqim, por kanë edhe dy kushte 1 November 2026
Pas Shkëndije Mujaj, mbulohet edhe Kallashi?13 August 2021
MPB Maqedoni: Letërnjoftimet do të mund të merren edhe të shtunën dhe të dielën12 October 2021