Nga Rajoni
26 July 2021
Shkurte Fejza thurr disa vargje që falin emocione drejtuar mërgimtarëve

Ngjarja tragjike e ndodhur në Kroaci ka tronditur mbarë popullin shqiptarë.

Në këtë aksident humbën jetën 10 persona, e dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Për këtë ka reaguar edhe Shkurte Fejza e cila ka thurr disa vargje drejtuar mërgimtarëve.

Shkrimi i plotë:

O gyrbet i randë si guri, para kohe bjen pleqninë
Treten vitet por si gruri, jeta e vdekja afer rrinë”.
Kësaj radhe nuk e pritët as pleqërinë ju njerëz shpirtëbardhë që nga malli e gëzimi, nga dashuria e përmallimi për vendlindjen e njerëzit tuaj iu ndërpre rruga,iu ndërprenë ëndërrat dhe përfunduat tragjikishtë në mes të rrugës duke na pikëlluar të gjithëve.
Prehuni në paqen e përjetshme në tokën e Atdheut tuaj që aq shumë e deshtët dhe sakrifikuat shumë për këtë vend të bekuar.
Ndajmë dhembjen me familjarët, të afërmit dhe gjithë popullin e Kosovës për këtë tragjedi.



Të ndryshme
Më shumë
Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe22 November 2025
Zaev: “Aman të jemi serioz, duhet të ketë regjistrim të popullsisë!”26 August 2021
Aksident fatal në Shkup: shoferi 18-vjeçar në arrati, policia shpall urdhër-arrest10 January 2026