Nga Bota
26 July 2021
“Ishte ora 2 e natës…”, Gruaja ngrin në vend kur e sheh një dron në dritaren e dhomës së gjumit

Dronët janë kthyer në problem të madh, për qëllimin që përdoren.

Kështu, në Angli, është raportuar një ngjarje e pazakontë. Një nënë e re , e cila nuk ka preferuar të identifikohet, ka raportuar në polici se kur ka shkuar në dhomën e foshnjës së saj 11-muajshe rreth orës të mëngjesit ka parë në dritare një dron.

Droni ishte i pajisur me kamera dhe po vëzhgonte nga dritarja në dhomën e fëmijës.

E tmerruar ajo ka marrë në krahë në krahë menjëherë fëmijën e saj. Sipas “Daily Mail”, mendohet se droni mund të jetë përdorur nga bandat e hajdutëve, të cilët kontrollojnë terrenin paraprakisht pastaj veprojnë.

“Shikova jashtë dhe droni po fluturonte. Mendova nëse i ndez dritat ata do të zbulojnë se i kam parë, kështu që zbrita poshtë dhe pashë në kopshtin tim. Pastaj u ktheva dhe ndeza dritat e oborrit jashtë, në këtë moment, droni u largua”, u shpreh gruaja.



Të ndryshme
Më shumë
U pyet për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Nuk kam asnjë informacion 8 September 2026
Hamza: Edhe 30 ditë deri te aktgjykimi në Hagë, presim drejtësi dhe kthimin e katërshes së UÇK-së16 August 2026
Zekolli me apel drejtuar LSDM-së për Zaevin: Anuloni budallallëkun para se t’ju tërheq në një pus!30 June 2020