Nga Rajoni
27 July 2021
Dy franceze konvertohen ne? islam pas qëndrimit në xhaminë e fshatit Strellc i Epërm në Deçan

Hoxhë Nazim Ramadani, ka njoftuar se sot në fshatin Strellc i Epërm-Deçan pas namazit të drekes me deshirë dhe vullnet pranuan Islamin dy motra franceze.

Këtë e ka bërë të ditur Ramadani, përmes një shkrimi në Facebook.

Ai tha se ato ndryshuan edhe emrat, nga Coralie u ndryshua në Merjem, dhe nga Amelie u ndryshua emri në Sara.

“LAJMRIM e hënë 26.07.2021 Të nderuar besimtar! Ndaj një lajm të gëzuar me ju.Sot, në xhamin tonë në fshatin Strellc i Epërm-Deçan pas namazit të drekes me deshirë dhe vullnet pranuan Islamin dy motra franceze. Coralie e cila mori emrin Merjem, si dhe motra e saj Amelie e cila mori emrin Sara”.

“I njoftova me islamin po thujse 2 orë, elhamdulilah, ishte mjaft emocionuese“, shkroi hoxha, transmeton Telegrafi.



Të ndryshme
Më shumë
Shefqet Krasniqi lirohet nga spitali, e mund coronavirusin22 June 2021
Durrës/ Këmbësori humb jetën pas përplasjes nga një automjet 5 August 2026
Kujdes me dezinfektantët në makinë, rrezik për shpërthim24 June 2021