Nga Rajoni
27 July 2021
26 mërgimtarë që pësuan nga aksidenti në Kroaci, transportohen për në Kosovë në ora 16:30

26 të lënduar nga aksidenti me autobus në Kroaci janë liruar sot nga spitali, shkruan Reporteri.net.

Të njëjtëve do t’iu ofrohet akomodimi dhe transporti për vendlindje përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osjekut.

Transporti i tyre do të bëhet në ora 16:30, shkruan mediumi kroat index.hr.

“Sot, në ora 16.30, në marrëveshje me ambasadën, do të organizohet transporti me autobus për të gjitha viktimat e gatshme për transport, të cilët do t’i marrin në konviktin Antonio, dhe më pas në Hotel Central dhe do të drejtohen në Osijek, ku një i pret aeroplani për në Prishtinë”, bëhet e ditur.

Aty po ashtu bëhet e ditur se dy ambulanca u siguruan për transportimin e të plagosurve në Zagreb, dhe më pas për trajtim të mëtejshëm në vendin e zgjedhur prej tyre.

Ndërkaq bëhet e ditur se në spital duke u trajtuar janë edhe 15 persona, gjendja e të cilëve është stabile, gjersa dy janë në kujdes intensiv.

Kujtojmë se shoferit që dyshohet se shkaktoi aksidentin ku vdiqën 10 persona i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod. /Reporteri.net



Të ndryshme
Më shumë
Sipas Kim nuk duhet të ketë detyra shtëpie për fëmijët, ja pse 4 September 2025
Vuçiq: Serbia ka kufij të njohur ndërkombëtarisht që përfshijnë edhe Kosovën21 July 2021
Merkel: Asnjë nga vendet e Ballkanit s’është gati për anëtarësim në BE 7 October 2021