Nga Vendi
28 July 2021
Rama dhe Vuçiq në Shkup

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot dhe nesër do të jenë për në Shkup ku do të takohen me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të nismës për bashkëpunim e njohur “Mini-Shengen”.

Gjatë qëndrimit në Shkup, Zaev, Rama dhe Vuçiq do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik për bashkëpunim rajonal, i organizuar nga Odat ekonomike të Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq javën e kaluar tha se emri i nismës “Mini Shengen” do të ndryshohet në Forumin ekonomik rajonal në Shkup dhe se do të nënshkruhen tre marrëveshje.

“Punuam në tre dokumente dhe besoj se do t’i nënshkruajmë në Shkup. Këto dokumente janë të rëndësishme për tregtinë, lejen e punës dhe mbështetje në rast të zjarreve, përmbytjeve dhe katastrofave të tjera”, tha Vuçiq./Telegraif/



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut propozon ndryshime ligjore për të luftuar dhunën ndaj grave13 March 2026
Liberta dhe Alaudini festuan 20-vjetorin e miqësisë dhe ky do të mbetet kujtimi më i bukur 9 August 2021
Tërmeti që u ndje në Maqedoni, epiqendrën e ka pasur në Viti të Kosovës 2 August 2021