Nga Vendi
28 July 2021
OBRM-PDUKM: MPB e Spasovskit nuk është funksionale, letërnjoftime nuk po jepen për më shumë se 20 ditë

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “MPB-ja e Spasovskit është jofunksionale, letërnjoftime nuk janë dhënë për më shumë se 20 ditë.

“Qytetarët për letërnjoftim presim për më shumë se një muaj, ndërsa në 20 ditët e fundit nuk është dhënë asnjë asnjë letërnjoftim. Ky është dështim i sistemit, ndërsa Qeveria e ka fajin”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, Spasovski me jofunksionalitetin e MPB-së e shkel Ligjin për letërnjoftim ku në mënyrë të qartë përshkruhet se letërnjoftimi jepet në afat prej 15 ditëve nga dita e kërkesës.

“Kush do të mbajë përgjegjësi dhe a do të mbajë dikush përgjegjësi për shkak se shkelet ligji”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se Qeveria rrezikon dhe dëmton qytetarët./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Vjosa Osmani reagon për situatën e përmbytjeve në Kosovë 7 January 2026
Nga Adelina e Leonora, te Tayna e Dafina – grindjet mes vajzave të estradës ndër vite22 July 2021
Kjo është arsyeja që Enis Bytyqi nuk i shikon femrat 6 February 2022