Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar figurën e Sali Çekajt dhe kontributin e luftëtarëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, duke theksuar rolin e tyre në luftën për lirinë e Kosovës.
Gjatë një akademie përkujtimore, ai vlerësoi Çekajn si një nga figurat e hershme të rezistencës, duke e cilësuar si luftëtar dhe atdhetar me ndikim në formësimin e strategjive çlirimtare.
Haradinaj u shpreh, ra heroikisht 27 vjet më parë së bashku me bashkëluftëtarët e tij, duke përmendur emrat e të rënëve që, sipas tij, mbeten pjesë e përjetshme e kujtesës kombëtare.
Në këtë përkujtim, ai nderoi edhe dëshmorët e Brigadës 136 “Rugova” dhe komandantin Selman Lajçi, duke kujtuar sakrificën e tyre në betejat e pranverës në Rugovë dhe Podgur.
Haradinaj theksoi se liria dhe pavarësia e Kosovës janë arritur falë gjakut dhe përkushtimit të luftëtarëve, ndërsa heroizmi i tyre do të jetojë ndër breza.