Nga Vendi
2 October 2026
Ursula von der Leyen sot në Shkup, do të mbyllen disa rrugë në kryeqytet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Shkup, në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.

Siç u njoftua nga shërbimi qeveritar për shtyp, von der Leyen do të ketë takim kokë më kokë me kryeministrin Hristijan Mickoski, pas të cilit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri Mickoski, në një deklaratë për mediat përpara vizitës së von der Leyen, përsëriti se Qeveria është e gatshme për bisedime dhe një zgjidhje, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës se po pengon rrugën e integrimit evropian duke mos hapur, pra duke mos pranuar, ndryshimet kushtetuese.

"Qëndrimi ynë është i qartë, argumentet tona janë të qarta. Jemi të gatshëm të flasim, të debatojmë dhe në fund të ditës të gjejmë një zgjidhje" theksoi Mickoski.

Von der Leyen do të takohet edhe me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova në Vila Vodno. Do të diskutohet perspektiva evropiane e vendit dhe rajonit dhe procesi i anëtarësimit në BE.

Në takime pritet të diskutohet edhe problemi me Bullgarinë dhe mundësitë për tejkalimin e tij.

Ministri i Jashtëm Timço Mucunski deklaroi para vizitës së Von der Leyen se Maqedonia dëshiron të gjejë një zgjidhje me Bullgarinë që do të sigurojë parashikueshmërinë e procesit të integrimit evropian.

Gjatë qëndrimit të Ursula von der Leyen në Shkup, do të ketë regjim të veçantë trafiku në rrugët e kryeqytetit.



Të ndryshme
Më shumë
Vuçiq shkel Marrëveshjen e Washingtonit, falënderon Kazakistanin që s’e njeh Kosovën25 August 2021
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli dhe sa mund të zgjas?16 September 2026
Qytetarët pa maska nuk do lejohen të votojnë14 July 2020