Nga Vendi
29 July 2021
LD-Maqedoni: Janë skandaloze ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Lidhja Demokratike beson se ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor të paraqitura në Kuvend me procedurë përmbledhëse, parandalojnë konkurrencën e barabartë politike dhe mbytin pluralizmin dhe larminë e ideve.

“Edhe pse arsyeja kryesore për ndryshimet në rregullat e zgjedhjeve janë rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-it, vetë fakti që ndryshimet në Kodin Zgjedhor bëhen dy muaj para zgjedhjeve lokale, shkelin në mënyrë flagrante rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-it për të ndaluar ndryshimet në rregullat zgjedhore gjashtë muaj para zgjedhjeve”, thonë nga partia.

Lidhja Demokratike kujton se ndryshimi i rregullave zgjedhore në demokraci është zakonisht një proces që përfshin një debat të gjerë publik, me pjesëmarrjen e ekspertëve, OJQ -ve dhe konsensusin më të gjerë të mundshëm të partive politike.

LD e konsideron censusin e propozuar prej 3% të votuesve të regjistruar që duhet të fitojë një kandidat në mënyrë që të zgjidhet në mënyrë të pavarur nga lista e kandidatëve, si një pengesë e turpshme e idesë së listave të hapura./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Gjykimi për tragjedinë në diskotekën “Puls” të Koçanit do të fillojë më 19 nëntor16 October 2025
Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizimin me popullin palestinez18 October 2025
Qeveria e Maqedonisë: Pagesa e subvencioneve nuk është ryshfet parazgjedhor13 August 2021