Nga Rajoni
16 September 2026
Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vjet burgim

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e njohur ndryshe si Gjykata Speciale.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është penalisht përgjegjës për krime lufte, thotë trupi gjykues.

Trupi gjykues ka shqiptuar dënime të veçanta për veprat për të cilat Hashim Thaçi është shpallur fajtor:

-Pika 3 – Arrestim dhe ndalim arbitrar: për 385 persona, 15 vjet burgim.

-Pika 5 – Trajtim mizor: i kryer ndaj së paku 49 personave, 4 vjet burgim.

-Pika 7 – Torturë: e kryer ndaj së paku 303 personave, 20 vjet burgim dhe

-Pika 9 – Vrasje e paligjshme: e kryer ndaj së paku 96 personave, 23 vjet burgim.

Megjithatë, trupi gjykues ka shqiptuar një dënim të njësuar prej 25 vjetësh burgim, në të cilin do të llogaritet edhe koha që Thaçi ka kaluar në paraburgim.

Në këtë proces, Thaçi përballej me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë: përndjekje, burgosje, veprime ç’njerëzore, torturë, vrasje të paligjshme dhe zhdukje me forcë

Vendimi i shpallur sot është aktgjykim i shkallës së parë dhe ndaj tij mund të ushtrohen mjetet juridike të parapara me ligj. 



Të ndryshme
Më shumë
Skender Hyseni: Kurti dje nga Brukseli foli sikur t’i drejtohej ndonjë tubimi të VV-së diku në ndonjë fshat të Kosovës16 June 2021
Nis gjyqi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në GJKKO, kërkohet transmetim publik i seancave27 April 2026
Në ditët në vijim pritet rritja e temperaturave në Maqedoni30 June 2025