Kuriozitete
15 May 2020
Koronavirusi kushtëzon dasmën, aktorja e ‘Ertugrul’ martohet online

Aktorja turke, Didem Balçin, e njohur për shqiptarët me rolin e Selxhan në serialin “Ertugrul”, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni martesore shumë të pazakontë.

Së bashku me bashkëshortin e saj Can Aydin kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në prani të të afërmve por ndryshe.

Familjarë dhe miq e kanë parë celebrimin e tyre online dhe këtë aktorja e ka treguar nëpërmjet fotove të publikuara në Instastory.

Çifti ka respektuar të gjitha masat mbrojtëse duke mbajtur maska dhe duke ftuar në kurorëzim një numër shumë të reduktuar njerëzish.

Në ceremoninë e tyre ishin të pranishëm vetëm prindërit dhe dëshmitarët e çiftit, të cilët i thanë “Po” njëri-tjetrit teksa pjesa tjetër e “dasmorëve” i shihte nga shtëpia.



Të ndryshme
Më shumë
Barcelona dominon El Clasicon ndaj Real Madridit me start të furishëm11 May 2026
Filloi takimi Ahmeti-Zaev, pritet arritja e marrëveshjes për qeverinë e re18 August 2020
Prokuroria në Gostivar nis procedurë ndaj një të mituri për dyshime për vepra të rënda penale29 April 2026