Nga Rajoni
15 March 2026
Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në mënyrë private

Leka II, Princ i Shqiptarëve është martuar me Blerta Celibashi, një lajm që është bërë publik përmes një komunikate zyrtare nga Oborri Mbretëror Shqiptar.

Sipas njoftimit, ceremonia e martesës është zhvilluar në një atmosferë private, duke ruajtur karakterin intim dhe solemn të këtij momenti për çiftin dhe familjen mbretërore.

“Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Leka II, Princ i Shqiptarëve, me Zonjushën Blerta Celibashi”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Fotografia zyrtare e publikuar me këtë rast është realizuar në Kështjella Apponyi, një vend me rëndësi historike që lidhet me familjen fisnike të Mbretëresha Geraldinë e Shqiptarëve. Sipas Oborrit Mbretëror, përzgjedhja e këtij ambienti është bërë për të nderuar trashëgiminë dhe origjinën hungareze të saj, pjesë e historisë së familjes mbretërore shqiptare.

Pas martesës, Blerta Celibashi do të mbajë mbiemrin Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve.

Familja Mbretërore e ndau këtë lajm me publikun duke e cilësuar si një moment të gëzueshëm për ta dhe për miqtë e saj në mbarë botën.



Të ndryshme
Më shumë
Bytyqi: Nuk mendohet për pako të re anti-krizë 1 September 2021
Tre muaj pa paga – Infermierët e Tetovës dalin sërish në protestë 2 June 2025
E diela ditë jo pune pas pandemisë23 February 2021