Nga Rajoni
29 July 2021
Vuçiq: Nga Beogradi do të niseni deri në Tiranë dhe askush s’do t’iu ndalë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Shkupi foli për nismën e bashkëpunimit ekonomik rajonal, të njohur si “mini-Schengen”.

Vuçiq deklaroi se brenda një apo dy viti nuk do të ketë më kufij mes këtyre vendeve.

“Nëse do të mund t’i tejkalojmë të gjitha dobësitë e administratës tonë dhe nëse mund të bëjmë këtë, më 1 janar të vitit 2023 ne më nuk do të kemi kufij në vendet tona. Gjithsesi kalimet kufitare do të ekzistojnë, por nuk do të ekzistojnë për qytetarët tonë. Thjesht, nga Beogradi do të niseni deri në Tiranë dhe askush s’do t’iu ndalë dhe e kundërta. Askush s’do pyesë asgjë dhe s’do t’iu ndalë dhe me këtë e rrisim edhe sigurinë e qytetarëve tonë. Kur të hyjmë në këtë sistem do të dimë se kush janë ata që janë marrë me krim të organizuar dhe me aktivitete ilegale dhe të tria vendet do të mund të reagojnë bashkë kundër këtyre proceseve”, u shpreh Vuçiq.

Ndryshe, nga Samiti i Shkupit, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama deklaroi se nuk do të presin konsensusin e të gjitha vendeve në rajon, por do ta bëjnë realitet tani.

Ai po ashtu hodhi thumba edhe në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili refuzoi të ishte pjesë e këtij samiti.

Gjatë fjalës së tij, Edi Rama shpalosi sipas tij edhe arsyet se përse duhet që vendet e Ballkanit duhet të bëhen pjesë e kësaj nisme rajonale.



Të ndryshme
Më shumë
Usta shkruan fjalët më të mira për Gentën 5 July 2021
Zaev: Marrëveshja e Prespës, së bashku me Marrëveshjen e Miqësisë me Bullgarinë, përshpejtuan integrimin tonë në NATO17 June 2021
Janë regjistruar 1.212.339 persona në Maqedoni22 September 2021