Sport
31 July 2020
Ibra ka vendosur të qëndrojë te Milani

Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të qëndrojë te Milani dhe do t’i diskutojë kushtet e marrëveshjes në ditët në vijim – njofton La Gazzetta dello Sport.

Sipas gazetës italiane, sulmuesi veteran është bindur të qëndrojë në San Siro dhe do të vazhdojë të luajë nën drejtimin e trajnerit Stefano Pioli.

 

38-vjeçari ka pasur një ndikim të madh te skuadra e Rossonerëve që kur u rikthye në muajin janar duke i ndihmuar ekipit që ta zë vendin e gjashtë në tabelën e Serie A.

(Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Sipas njoftimit, Ibra dhe Milani do ta diskutojnë kontratën e re në ditët në vijim, mirëpo akoma nuk ka një datë të caktuar për takimin e tyre.

 

La Gazzetta dello Sport shkruan se paga e tij duhet të jetë së paku katër milionë euro në sezon, ndërsa do të rritet më shumë në bazë të bonuseve që lidhen me golat e shënuar, ndeshjet e zhvilluara dhe performancën në Ligën e Evropës, si dhe kualifikimin e mundshëm në Ligën e Kampionëve për sezonin 2021/2022.

Prej se u kthye te Milani, Ibra i ka shënuan nëntë gola dhe ka dhuruara pesë asistime në 17 ndeshje në Serie A.



Të ndryshme
Më shumë
Zv/Kryeministri Grubi takoi ambasadoren e Malit të Zi Petroviq14 September 2020
Taravari jep dorëheqje nga posti i Ministrit të Shëndetësisë: “Unë do të jap dorëheqje, të tjerët do të shkarkohen”15 May 2025
Trump pranon përfshirjen direkte të SHBA-së në sulmet ndaj Iranit, paralajmëron shkatërrim të kapaciteteve raketore28 February 2026