Nga Vendi
15 May 2025
Taravari jep dorëheqje nga posti i Ministrit të Shëndetësisë: “Unë do të jap dorëheqje, të tjerët do të shkarkohen”

Arben Taravari, kreu i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherazi Ministër i Shëndetësisë, pritet të dorëzojë sot dorëheqjen e tij nga posti qeveritar. Megjithëse ende nuk ka mbërritur zyrtarisht në Kuvend, dorëheqja e Taravarit pritet të formalizohet brenda ditës.

“Unë do të jap dorëheqje, kurse të tjerët do të shkarkohen,” deklaroi Taravari për agjencinë MIA, duke konfirmuar se largimi i tij është i vetmi në formë dorëheqjeje, ndërsa funksionarët e tjerë të Aleancës në poste qeveritare do të shkarkohen.

Nuk është ende e qartë nëse këtë vendim do ta ndjekin edhe bashkëpunëtorët e tij të afërt. Në disa prej aktiviteteve të fundit partiake, disa prej tyre kanë munguar pa ndonjë shpjegim publik.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, bëri të ditur se dorëheqja e Taravarit nuk ka arritur ende në Kuvend. Ai gjithashtu theksoi se nuk ka informacione për ndarje të grupit parlamentar të VLEN apo për formimin e grupeve të reja. Aktualisht, VLEN vazhdon të funksionojë në Kuvend si një grup i përbashkët me 14 deputetë.

Ndërkohë, koordinime të reja priten në kampin qeveritar. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me partnerët e koalicionit nga VLEN, do të zhvillojnë konsultime për emrat e rinj që do të zëvendësojnë kuadrot e ASH-së në postet qeveritare. Ende nuk është konfirmuar nëse do të ketë rishpërndarje të resorëve apo vetëm zëvendësim të pozicioneve të liruara./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Rregullat për hyrjen nga Maqedonia për në Greqi do të zbatohen edhe javën e ardhshme 8 July 2021
Shtatë të mbijetuarit e ngjarjes në Tetovë, lëshohen në shtëpi15 September 2021
Ra në dashuri me mjeken që e vaksinoi kundër Covid, por zhgënjehet kur merr vesh të vërtetën20 August 2021