Nga Rajoni
10 January 2024
Reforma zgjedhore, Bardhi: Rama po tregon se e mban pushtetin me mjete antidemokratike

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës, në lidhje me reformën zgjedhore ditën e sotme gjatë një konference me mediat.

 

Rama tha se, reformën zgjedhore do ta bëjë vetëm, pa opozitën.Sipas Bardhit deklaratat e Ramës tregojnë ‘mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka kryeministri për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratikeReagimi i Gazment Bardhit:

 

Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve shqiptareve.

 

Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëve një reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që garanton standardet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tregon edhe njëherë mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike.

 

Deklaratat e sotme të Edi Ramës provojnë edhe njëherë sesa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend. Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe që krijon kushtet e barabarta të garës reale për çdo palë politike në zgjedhje.



Të ndryshme
Më shumë
Zgjedhjet në RMV, do të votohet në 3.474 vendvotime18 October 2025
Shkup–Bllacë, mbi 200 milionë euro investim, Mexhiti: Rruga nuk është më premtim, por projekt që po merr formë 5 July 2026
Shkencëtarët po përpiqen të rindërtojnë njerëzimin nga kodi i papërpunuar gjenetik 4 July 2025