ShowBiz
30 July 2021
Ëndrra e çdo vjehrre! Tolgahan fiton zemrat e të gjithëve me veprimin e fundit për nënën e Almedës

2 ditë më parë, Almeda Abazi martoi motrën e saj, Ildën. Ajo dhe partneri i saj turk, Kenan Sipahi i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore të mbajtur në Stamboll. Ishte vetë Almeda ajo  e cila na tregoi detajet e kësaj ceremonie nëpërmjet disa videove të ndara në rrjete sociale ku qendra e vëmendjes ishte Ilda, e cila kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë dhe shumë elegant për ditën e saj më të bukur.

Në dasmë ishte i pranishëm edhe bashkëshorti i Almeda Abazit, Tolgahan Sayisman. Ky i fundit ka treguar se është mjaft i lidhur me gjithë familjarët e Almedës dhe këtë gjë na e vërtetoi dhe njëherë me veprimin e fundit për nënën e modeles.

Ai ka postuar në Instagram një foto me vjehrrën dhe ka shkruar disa fjalë të ëmbla për të.

Zemra ime, vjehrra ime”, ka shkruar Tolgahan në gjuhën shqipe në foton me vjehrrën e tij.

Me këtë veprim aktori fitoi edhe njëherë zemrat e gjithë shqiptarëve dhe sapo na solli në mendje shprehjen e famshme “ai është ëndrra e çdo vjehrre”.



Të ndryshme
Më shumë
Xhaferi caktoi seancë për nesër në ora 1124 August 2020
Sela: Taravari nuk mund të kthehet në ASH, bashkimi me të do të ishte “imoralitet ekstrem”30 April 2025
“Bota nuk do të përballojë më”, Bill Gates flet se cfar do ti ndodh botës pas COVID – 1919 July 2021