Nga Vendi
27 July 2026
Mickoski: Do të reagojmë për të mbajtur të ulëta çmimet e karburanteve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se Qeveria po e monitoron nga afër situatën me çmimet e naftës dhe se do të ndërhyjë nëse do të jetë e nevojshme, me synim që qytetarët të vazhdojnë të kenë çmime të ulëta të karburanteve. “Ne ende jemi vendi me çmimet më të ulëta në rajon kur bëhet fjalë për benzinën dhe dizelin. Do të reagojmë ashtu siç kemi reaguar edhe deri më tani. Qytetarët duhet të jenë të qetë”, tha Mickoski. Ai theksoi se çmimet e karburanteve ndikohen nga tregjet ndërkombëtare dhe se Qeveria do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet në treg. “Ne do të vazhdojmë të jemi shteti me çmimin më të ulët të benzinës dhe dizelit, edhe pse është prodhim i bursës dhe nuk është prodhim që varet nëse është biznesmen më i mirë apo më i keq, politikan më i mirë apo më i keq. Të gjithë blejmë nga i njëjti vend”, deklaroi kryeministri.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Gjyqtarët dhe prokurorët nuk i meritojnë as pagat e tyre aktuale, e lëre më rritjen e tyre23 September 2025
Kina nuk mbushet mend, fillon festivali i mishit të qenit, pritet të theren 5 mijë kafshë për 10 ditë22 June 2021
Bekim Sali nderon arsimtarin Hazbi Topojani, vlerëson kontributin e tij në edukim 4 April 2026